Zhaklin Lekatari: ‘Në moshën 13-vjeçare prifti më pyeti nëse kisha kryer marrëdhënie seksuale’

Në episodin e dytë të INSPIRE PodCLASS nga Alketa Vejsiu, është e ftuar Zhaklin Lekatari, një aktiviste dhe një zë që ka thyer shumë tabu në lidhje me edukimin seksual.

Në këtë podkast, Zhaklina ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje të hershme në fëmijërinë e saj, ku ka përjetuar për herë të parë përballjen me konceptin seksual.

“Edukimi seksual dhe ky obsesion që kam religjionet janë shumë të ndërlidhura bashkë. Gjenezen e kanë tek ngarjet e kanë që më kanë ndodhur në fëmijëri.

Një nga rrëfimet në moshën 12-13 vjeçare, kur prifti me pyeti nese kisha kryer marrëdhënie seksuale, ishte momenti kur ndodhi shkeputja ime e parë me kishën, me besimin.

U ndjeva e dhunuar nga përfaqësuesi i një institucioni ku prisja të gjeja të siguri dhe paqe.

Gjithashtu më pas përjetova dhe një zhgënjim në një marrëdhënie personale.

Në fëmijëri me kishin mësuar që të doja Zotin, të doja familjen, të doja fenë, të doja murgeshat, por asnjë nuk më kishte mësuar të doja veten. Të duash veten është një qasje e rëndësishme e asaj që quajmë edukim sesksual.”

Zhaklina ka folur për temat më të ndjeshme rreth qasjeve ndaj edukimit seksual, ndaj dashurisë për veten dhe marrëdhënieve në çift.

Ndiqni më poshtë episodin e plotë.

 

Share With:
Translate »
29 Views