Nëna kujdeset për pitonin që i vrau djalin
Një nënë ka vazhduar të kujdeset për pitonin që i vrau djalin e saj.
Daniel Brandon vdiq nga asfiksia në shtëpinë e tij pranë Basingstoke, Hampshire, vitin e kaluar.
Nëna e tij, Barbara Brandon u kujdes për pitonin afrikan i quajtur Tiny që nga vdekja e djalit të saj.
Ajo u shpreh se nuk e largoi pitonin për shkak se Daniel nuk do ta donte një gjë të tillë.
“Duke e njohur Dan, siç e njoh unë, ai nuk do ta fajësonte Tinyn.”
Por tani ajo e ka dhuruar atë në Qendrën Kombëtare të Mbështetjes Reptile në Hadlow, Kent.