Sapo lindi një princeshë. Familja mbretërore shtohet me fëmijën e tretë
Familja mbretërore suedeze i dha mirëseardhjen një vajze. Princesha Madeleine solli në jetë fëmijën e saj të tretë, në një spital në Stockholm. “Ne jemi të entuziamuar me hyrjen e re në familjen tonë. Leonore dhe Nicolas janë shumë të lumtur që më në fund takuan motrën e tyre të vogël”, tha babai i vajzës, O`Neill në një deklaratë. Si bebi edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe nëse po prisni të dini emrin, s`do ta merrni vesh këtë herë, se nuk e kanë vendosur akoma.