Nëna me fëmijë, moderatoret shqiptare duan të martohen prapë

Sonte u rikthye në televizionin Klan programi “Lufta e nuseve”. Tre vajza shqiptare kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me bashkëshortet e tyre jo shqiptarë. Dasmat ishin të organizuara deri në detaj me përkushtimin maksimal të nuseve për të rrëmbyer çmimin e madh.
Si shumë nga ne që e ndoqën programin, edhe moderatoret Fiori Dardha me Jonida Aliçkollin ishin në rradhët e teleshikuesve. Emocionet e dasmës u janë rikthyer të dyjave aq sa janë shprehur se duan të martohen prapë. Ata kanë postuar foto nga emisioni ku shprehin dhe dëshirat e tyre.

Kujtojmë se Fiori u vesh me fustan nusërie kur Abeli ishte i rritur dhe nuk do ishte keq të shikonim edhe Jonidën të veshur nuse përkrah vajzave të saj. Ndërkohë Jonida sapo ka sjellë në jetë vajzën e dytë që mban emrin Tiara.
Nëse nuk përtoni, martohuni prapë o gra se ju si vajza dukeni akoma!/Kids’ Time/

Share With:
Translate »
837 Views