‘Nëna më ka fshirë numrin’, Bardhi flet për lidhjen me Sarën: Po rrimë në Tiranë tani

Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën po shkon shumë mirë.

Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani”, tha ai duke qeshur.

Më tej ai tha se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit.

“Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit”, tha ai.

Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë?

“Nuk e dimë ende”, u shpreh Bardhi.

I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e bëra nga babai i Sarës, ai tha: “Më erdhi shumë keq, dhe isha në krah të saj… Për mua nuk do kisha dashur të ndodhte ajo që ndodhi sepse ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme. Unë besoj se Sara është shumë vajzë e fortë dhe shembull për shumë vajza.”

Share With:
Translate »
47 Views