Nëna me leuçemi, apel për ndihmë për tre fëmijët e mitur

Meleqe Gjepali, 37 vjeç, ndodhet në QSUT, ku merr mjekim për leuçemi. Por meraku i saj më i madh janë 3 fëmijët, të moshës 2, 7 dhe 9 vjeç, të cilët aktualisht i ka çuar tek prindërit në Gjepal të Shijakut. Emisioni “STOP” dhe koordinatori i “Fundjava ndryshe”, Shkëlzen Krajku shkojnë në këtë fshat dhe ndihmojnë familjen e varfër me ushqime, çanta shkolle e kancelari. Meleqe Gjepali vuan nga leuçemia dhe prej 3 muajsh shkon e vjen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza. Ajo, në kushte të vështira fizike dhe psikologjike, kërkon ndihmë për fëmijët e saj të vegjël. “Jam Meleqe Gjepali, 37 vjeç, jam e sëmurë me leucemi në gjak. Kam tre fëmijë, 7 vjeç, 9 vjeç dhe 2 vjeç, sot m’i ka mbushur 2 vjeç… Kam tre muaj që rri nëpër spitale, ik e eja në shtëpi. Jam në gjendje të vështirë, prandaj i kërkova ndihmë emisionit “STOP”, të më ndihmojë për fëmijët e mi … për gjendjen time …”
Emisioni “STOP” në bashkëpunim me koordinatorin e“Fundjava ndryshe”, Shkëlzen Krajku shkojnë në fshatin Gjepal të Shijakut dhe i mundësojnë familjes Gjepali ushqime, çanta shkolle dhe kancelari. Bashkëshorti i Meleqes shpreh mirënjohjen për emisionin “STOP” dhe “Fundjava ndryshe”. Emisioni “STOP” vazhdon bën apel për ndihmë për familjet në nevojë. Kushdo që ka mundësi të ndihmojë me sado pak, do t’i ndryshonte jetën këtyre familjeve që po vuajnë. /Tv Klan 

Share With:
Translate »
1346 Views