‘Nëna, mos e harroni veten’ Mësimi i vyer që mori Elita sot teksa po ushqente fëmijët
Elita Rudi është nënë e dy fëmijëve, Zëri dhe Bota.
Prezantuesja e njohur është larguar nga ekrani prej kohësh duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj.
Për ndjekësit e shumtë në rrete sociale ajo vazhdimisht ndan momente padyshim lumturie por edhe vështirësie në rritjen e tyre.
Së fundmi Elita erdhi me një mesazh shumë domethënës për të gjitha nënat.
Teksa po qëndron në kuzhinë ajo po përgatiste disa qershi për fëmijët e saj. Por derisa ajo po i heqtë farat një nga një nga qershitë me shumë dashuri për të vegjlit e saj, ajo u kujtua se sa shumë i do qershitë dhe se si nuk kishte ngrënë as edhe një.
Në atë moment ajo bëri një video të cilën e publikoi në llogarinë e saj në Instagram ku thotë, ndër të tjerash, “Nëna, mos e harroni veten!”.