Masakra në shkollën në SHBA/ Zbulohen mesazhet e autorit me një vajzë para se të ndodhte ngjarja

18 vjeçari që vrau 19 nxënës në një shkollë në SHBA, i dërgoi mesazh një vajze në Instagram “kam një sekret të keq për të thënë” vetëm disa orë para se të kryente masakrën.

Tre ditë para sulmit, Salvador Ramos postoi një foto të armëve në Instagram dhe kishte etiketuar një llogari, e cila u identifikuar se ishte një vajzë nga Kalifornia.

Vajza e etiketuar publikoi një story pas ngjarjes duke thënë se Ramos e kishte etiketuar atë dhe i kishte dërguar një mesazh të paqartë. Ajo ka postuar disa foto nga mesazhet që kishte shkëmbyer me sulmuesin në ditët para masakrës.

“Ç’lidhje kanë armët tuaja me mua?” e pyeti ajo, sipas fotove të ekranit. “jam shumë konfuze.”

“Ji mirënjohës që të kam etiketuar,” i tha Ramos dhe ajo u përgjigj: “Unë mezi të njoh dhe ti më etiketon në një foto me disa armë.”

Në një mesazh tjetër që dukej se ishte dërguar mëngjesin e të shtënave, Ramos shkroi “Unë jam gati të” – por nuk tha se çfarë do të bënte. “Kam një sekret të keq”, ka shkruar ai në një mesazh tjetër. “Dua t’jua them më vonë.”

Në mesazhet e postuara në storyt e saj përpara se llogaria të bëhej private, vajza tha se nuk jetonte në Teksas dhe nuk e njihte Ramos.

“Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte sepse kisha frikë prej tij dhe do të doja të përpiqesha ta bindja që të mos kryente krimin”, shkroi ajo.

Share With:
Translate »
126 Views