Nëna, ndiqni disa këshilla sesi të kujdeseni për bebin tuaj gjatë pushimeve të verës

Këshillat nga mamia Razije Musa nuk mungojnë, e sidomos tashmë gjatë stinës së verës.

Kësaj rradhe, ajo ka ndarë me publikun e saj të gjerë këshilla sesi të kujdeseni për fëmijën tuaj gjatë stinës së verës shkruan Gazeta Shneta.

Ndiqni më poshtë sugjerimet e saj:

– Nuk rekomandohet para 2 muajve të shkohet në deti me bebe, kjo sepse beba nuk është e vaksinuar;

– Bebat para gjashtë muajve nuk i rekomandohet lyerja me asnjë krem mbrojtës për diell sepse e kanë lëkurën shumë sensitive dhe mundet të kenë reaksione alergjike;

– Bebat nuk duhet të rrinë nën qadër edhe nëse është hije, sepse rrezet e diellit dëpërtojnë edhe nën qadër;

– Orari për dalje me beba është nga ora 7-10 max të mëngjesit e pasdite prej orës 5 apo më vonë kurdo që ju të shihni të arsyeshme;

– Bebat nuk lahen në ujë deti para gjashtë muajve edhe atëhere me shumë kujdes bebat duhen të shpërlahen me ujë të ëmbël;

– Bebat munden me u la në pishina por kujdes prapë duhet me i la me ujë të pastër për shkak të klorit në pishina;

– Shohë nana nën qadra e ushqejnë beben, kjo nuk është e këshillueshme, sepse duhet të jetë racioni i ushqimit në karrikë që beba të jetë e qetë, jo në zhurrma të plazhistave;

– Ujë rekomandohet të keni me veti gjithmonë;

– Bebet që ushqehen prej 6 muajve ushqimi duhet të pregatitet i freskët asesi me lanë ushqimin jashtë për të vazhduar tutje. Ushqimi është i kontaminuar nëse lihet jashtë frigoriferit 2 orë;

-Nanat gjidhënse duhen ta ushqejnë beben me gji, po jo në plazh nën qadër. Nxehtëia e tepërt e irriton bebën dhe nuk thithë.

-Nënat që ekskluzivisht e ushqejnë bebën me formula, për ti sterilizuar shishet rekomandoj të bleni disa tableta që i vendosnk në ujë dhe shishet janë sterile. Mjafton 1 tabletë për 24 orë tableta të tilla kam parë në Kosovë.

– Kërkoni rrjeta për mickonja apo mbuloni shtratin ku flen beba.

Share With:
Translate »
220 Views