Nëna që humbi të voglën e saj në pishinë paralajmëron prindërit
‘Tashmë kanë kaluar rreth 37 ditë nga hera e fundit kur e shtrëngova në krahët e mi’’, fillon rrëfimin e saj nëna.
Ajo tregon se si e ka humbur foshnjën e saj, derisa është lutur që asnjëherë prindërit të mos përjetojnë këtë ndjenjë. ‘’Akoma nuk arrij ta besoj se çfarë ndodhi atë ditë, përpiqem të kujtoj ndonjë detaj, por nuk mundem, kam një lloj reje të zezë në kokë që më pengon të krijoj skenarin e saj dite’’, shpjegon më tej nëna.
Di vetëm që të gjithë prindërit duhet të vetëdijësohen, të ndërgjegjësohen rreth rrezikut që u kanoset fëmijëve të tyre”.
Janë këto fjalët e një nëne në rrjetin social Instagram, e cila ishte nënë e vogëlushes 19 mujshe E.M, vajza e ish-kampionit në skijim, Bode Miller.
Gruaja me shuë tension vazhdon më tej duke rrëfyer ‘’Në televizion dhe rrjete sociale flitet shumë për vaksinimin, sigurinë ushqimore, përdorimin e karrikes për fëmijë gjatë udhëtimeve etj, por askush nuk flet për mundësinë e mbytjes së fëmijëve në pishinë’’, shprehet nëna.
‘’Ju kërkoj të gjithë prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të informohen pasi sipas statistikave mbytja në pishinë tek fëmijët e moshës deri në 4 vjeç është shkaku i dytë i vdekjes së tyre’’.
Kujtojmë që edhe një voglushe shqiptare 4 vjeç ka humbur jetën pasi ra në pishinën e një hoteli në Greqi, ku gjyshja punonte aty si pastruese.
Jemi në verë, prandaj prindër kujdesuni maksimalisht për të vegjëlit tuaj.