Nëna shkon të zgjojë trinjakët, i gjen të vdekur që të tre

Hyn në dhomën e gjumit për të kontrolluar fëmijët e tyre trinjakë, por i gjen që të tre të vdekur.

Sarah Owen, një 29- vjeçare nga Uellsi, pësoi shok, kur pa fëmijët e saj të pajetë në krevatin ku i vinte prej shumë muajsh që të flinin bashkë.

Sarah lajmëroi menjëherë ndihmën e shpejtë për të kërkuar ndihmë, por fatkeqësisht dy prej tyre kishin vdekur, ndërsa i treti ishte në gjendje të rëndë.

Ai u transportua në spital dhe u intubua, por nuk ia doli, duke vdekur pak më vonë mesditën e djeshme, e shtunë.

Vogëlushët kishin lindur para kohe, por ishin në fazë rikuperimi dhe dukeshin mirë.

Vogëlushët humbën jetën të helmuar me monoksid karboni, nga nxehësja që po përdorej për t’i ngrohej. Për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim.

Share With:
Translate »
1045 Views