Nëna shqiptare në grevë urie pranë varrit të djalit të saj: Dua të di pse humbi jetën djali im
‘Kam vite që luftoj për të mësuar të vërtetën por të gjithë më kanë braktisur. Prej sot nuk lëviz nga varri i djalit tim derisa të kem një përgjigje” ky është apeli dëshpërues i Lena Dodaj, nëna e Mariglenit i cili humbi jetën më 18 tetor 2011.
Djaloshi humbi jetën në moshën 25 vjeçare pasi u rrëzua nga një çati ku po punonte në një sipërmarrje italian.
Gruaja që kërkon të dijë rrethanat e ngjarjes sidomos orët e fundit që i riu kaloi në spital, nisi sot një grevë urie.
Lena është e vendosur të flejë pranë varrit ku prehet djali i saj në varrezat e Ternit.
“Do të qëndroj këtu derisa të hapen hetimet për shkaqet.”
Nëna e Mariglenit kërkon që trupit të djalit të saj ti behet autopsia. “Nëse nuk do e bëjnë do e bëj unë”
‘Edhe nëse do të më largojnë nga varreza do të fle në makinë afër varrezës dhe nesër do të jem sërish këtu” thotë ajo.
Nëna e dëshpëruar i ka dërguar letër edhe presidentit të Republikës dhe ministrit të Drejtësisë. Djali mbërriti gjallë në spital por humbi jetën disa orë më pas.
“Më thanë që kishte hyrë në sallë të operimit por në të vërtetë humbi jetën në dhomën e ndihmës së shpejtë. Çfarë ndodhi?
Hetimet ndaj mjekëve u arkivuan me kërkesë të prokurorisë së Ternit. Gruaja thotë se djalit të saj nuk i është bërë autopsia. “Askush nuk donte të më jepte përgigje. As mjekët. Madje mu mohua e drejta të shihja djalin tim në krevatin e spitalit. Nuk munda ti thoja as lamtumirë. “