Nëna ukrainase që lindi foshnjën pasi u largua nga lufta, falenderuese ndaj familjes londineze

Iryna Kapush ishte shtatzënë në muajin e nëntë kur u largua nga Ukraina. Pesë ditë pasi mbërriti në Britaninë e Madhe, ajo lindi vajzën e saj Vlada.

Nëna e re Iryna, tha se udhëtimi për në Londër ishte “shumë i vështirë dhe i gjatë”. Ajo ka lënë pas shumë nga familjarët e saj, përfshirë burrin i cili ende nuk e ka parë vajzën e tij, shkruan BBC News përcjell Gazeta Shneta.

Familja Rankine nga Londra Jugperëndimore ka hapur dyert për Irnya, nënën e saj Lesia dhe foshnjën Vlada.

Tanye Rankine, nga Londra u shpreh se: “Ato janë këtu sepse është një vend i sigurt dhe vendi ku ato jetonin nuk është më vendi i tyre i sigurt.”

 

Share With:
Translate »
174 Views