Fëmijët e Kourtney Kardashian nuk janë dakord me fejesën e saj? I mbyllën telefonin në mes të eventit

Episodi i ri i shfaqjes së Kardashians u dha shikuesve më shumë nga propozimi romantik i Travis Barker për. Por ndërsa ne e dinim tashmë për propozimin ne nuk e dinim të gjithë dramën që ndodhi para dhe pas momentit të madh.

Familja e Kourtney duke përfshirë Kris Jenner, Kim Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian, pothuajse e prishën surprizën duke mbërritur shumë herët në vendin e propozimit, por Travis ishte në gjendje ta bënte surprizën e mrekullueshme, e cila kulmoi me një unazë mahnitëse fejese në gishtin e Kourtney. Ndërsa ajo që tha Travis nuk u regjistrua për kamerat, Kourtney ndau në një rrëfim: “Ndjehem sikur po jetoj në një përrallë. Nuk mund të kisha ëndërruar për asgjë më të përsosur”.

Kourtney nuk donte që fëmijët e saj të mësonin për fejesën e saj në internet, kështu që ajo i mori në FaceTime, vetëm për të marrë një reagim jo të mirë nga vajza Penelope e cila pasi shpërtheu në lot i kërkoi asaj të mbyllte telefonatën.

Në një rrëfim, Kourtney shpjegoi se vajza e saj e mori lajmin jo mirë duke shtuar- “Unë mendoj se është një ndryshim i madh për të. Dhe megjithëse ajo e do Travis-in, mendoj se ajo nuk e di se çfarë do të thotë kjo. Ajo mendon se kjo më largojë”.

Megjithëse djali Reign nuk u shpërtheu duke qarë, ai i quajti lajmet e fejesës së Kourtney-t “jo emocionuese” ndërsa Mason nuk iu përgjigj thirrjeve të saj në FaceTime.

Share With:
Translate »
99 Views