Nënë e bir: Videoklipin më të bukur të këngës së saj, Tuna e realizoi me Tianin

Katër muaj më parë, këngëtarja e njohur Tuna Sejdi solli për publikun albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, album i cili u prit mjaft mirë.

Këngët e saj prekën zemrat e shqiptarëve dhe u klikuan mjaft në Youtube.

Për njërën prej këngëve, të titulluar “Dreqi e marrtë”, këngëtarja ka realizuar një videoklip special me të voglin e saj, Tianin.

Nënë e bir shfaqen të veshur me të bardha teksa luajnë, vrapojnë e perqafohen me njëri-tjetrin, ndërkohë që në sfond i shoqëron kënga e Tunës.

Këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë projek të ri muzikor pas albumit të saj.

Ndërkohë, ajo ka nisur turin veror të koncerteve, duke performuar nëpër clube të njohura të vendit.

Share With:
Translate »
547 Views