Nënë e tij ka ditëlindjen, Gold AG i bën urimin më emocionuesme foton e të birit

Reperi i njohur Gold Ag i ka bërë një dedikim emocionues nënës së tij për ditën e saj të lindjes. Me anë të një postimi në Instagram, ai e uron njeriun e shtrenjtë për të me një poezi. Ai shkruan se çdo gjë mund të plaket, por jo dashuria e nënës dhe uron që ajo të jetojë edhe shumë vite.

Postimi i plotë:

Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë
Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë
Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë
Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj
Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.

T’paqa edhe shumë vite nanë

Reperi është bërë baba për herë të parë rreth një vit më parë. Në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril.

Share With:
Translate »
172 Views