Përlotet prezantuesja: I kërkoj falje mamit…

Gerta Heta, këngëtarja dhe prezantuesja e njohur iu bashkua emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan në një intervistë reflektuese mbi vitin që po lëmë pas. Mes pyetjeve të arritjeve të saj më të mëdha dhe dëshirave që do të kishte dashur të realizonte, pati edhe një pyetje që e përloti.

Për të mbyllur këtë vit në mënyrën e duhur, Gerta i thotë “më fal” njeriut të saj të shtrenjtë.

Katerina Trungu: Kujt do t’i kërkoje falje nëse nuk e ke bërë dhe mendon se dikujt duhet t’i thoje “më fal”?

Gerta Heta: Po mirë, ndoshta…E di që po më ndjek se mami ju ndjek juve…Mamit do t’i kërkoja falje sepse ndoshta nuk e shpreh aq shumë sa duhet dashurinë apo mirënjohjen që kam për ndihmën që më jep.

Katerina Trungu: Je natyrë e ftohtë?

Gerta Heta: Jo, na merr dita. Ndoshta s’ia tregoj prindërve se sa shumë e vlerësoj ndihmën që më japin. Edhe mamit, edhe babit. I shkreti, sa herë që vjen, për shembull, s’kam me kë të lë gocat, “Babi, hajde”. Bën një orë e gjysmë për të ardhur, jo se bën rrugë se ai ka qejf edhe të ecë se e ka edhe aktivitet fizik, por nuk lodhen të shkretët, vijnë për të më ndihmuar mua, mirënjohje e madhe.

Katerina Trungu: Kjo lidhet edhe me pyetjen tjetër, që është kujt do t’i thoje “faleminderit”?

Gerta Heta: Po, i thashë të dyja: mirënjohjen dhe “më fal”.

Share With:
Translate »
166 Views