Nënë për herë të dytë, Katerina Trungu largohet nga ekrani
Moderatorja Katerina Trungu e cila është në pritje të ëmbël të një bebushi, ka njoftuar sot se do të largohet përkohësisht nga formati që moderon “Shije shtëpie”.
Katerina është shumë afër sjelljes në jetë të djalit të saj të dytë dhe për këtë arsye sot ka qenë dita e fundit e saj në emision.
Lajmin e kanë dhënë dy bashkë moderatorët e emisionit përmes një postimi në Instagram, të cilat shkruajnë: “Do na mungosh shumë Katerina, të presim me padurim ty dhe bebushin”.
View this post on Instagram