Nënë për herë të parë, aktorja turke i ka që tani të qarta synimet për djalin

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit u bënë prindër për herë të parë në prill të këtij viti. Dyshja e aktorëve i janë përkushtuar në maksimum djalit të tyre, duke hequr dorë për pak kohë edhe nga projektet televizive. Madje Fahriye është shprehur se kalon gjithë kohën me të birin dhe konsultohet shpesh me doktorë dhe psikologë. Ajo theksoi se edukimi dhe arsimimi do të bëhen në mënyrë të përkryer për djalin e saj, ndaj ka filluar të merret që tani me këtë pjesë. Aktorja i lexon djalit shumë shpesh artikuj apo libra të ndryshëm të sygjeruar nga doktorë. Kujtojmë se Fahriye dhe Burak janë prej vitesh bashkë, por lidhja e tyre u bë publike në vitin 2017.

Share With:
Translate »
492 Views