Nëse dëshironi të bëheni me fëmijë, duhet të dini këtë gjë gjatë seksit

Seksi është më mirë që të bëhet në errësirë, sidomos për ata që kërkojnë të ngjizin një fëmijë.
Është kjo këshilla e disa studiuesve për gjithë ata që duan të bëhen prindër, në mënyrë që të rritet mundësia e ngjizjes.

Duket se pjelloria e femrës është e lidhur me funksionimin e orës biologjike dhe mund të “shqetësohet” nga drita në dhomën e gjumit dhe kjo gjë vlen sidomos për femrat jo shumë të reja në moshë.

Përkundrazi krijimi i një ambienti të errët në dhomë ndihmon shumë, kështu që fikeni dritën, mbylleni mirë dritaren, largoni telefonat dhe krijoni atmosferën e duhur.

Çdo gjurmë drite rrezikon që të kompromentojë rezultatin final. Është kjo ajo që pretendojnë një grup ekspertësh në një studim të publikuar nga sajti “Daily Mail”.

Baza e kësaj teorie është krijuar nga shkencëtarët japonezë dhe amerikanë në një studim të kryer te minjtë, i publikuar në revistën shkencore “Cell Reports”.

Nga studimi rezultoi se aftësia riprodhuese e femrës ulet ndjeshëm, kur kafsha i afrohet moshës së mesme. Ky efekt ndihej më pak, kur akti seksual kryhej në ambient me errësirë.

“Tek drita e diellit dhe jo tek ajo artificiale mund të jetë një element kyç edhe për pjellorinë e femrave. Në shoqëritë moderne, femra ekspozohet me shumë faktorë ambientalë që mund të vështirësojnë ngjizjen”, thotë Gene Block i Universitetit të California, SHBA.

Ndikimi i dritës prek një çift në 7, por arsyet mbeten ende misteri. Neil Stanley, specialiste angleze e çrregullimeve të gjumit shpjegon se ritmi ynë biologjik është i lidhur ngushtësisht me ciklin e gjumit dhe riprodhimin.

Megjithatë studiuesit thonë se për shkak se minjtë dhe njerëzit nuk janë njëlloj, nevojiten studime më të thelluara për të zbuluar saktësisht, ndikimin e dritës në aftësitë ngjizëse.

Share With:
Translate »
856 Views