Nëse doni ta jetoni ndryshe shtatzëninë, ka një mënyrë që jua bën më të ëmbël muajt e pritjes

Jana dhe Carrie janë të shëndetshme dhe të forta në këtë periudhë të pritjes së ëmbël. Jo vetëm bebet, por edhe ato vazhdojnë të jenë njëlloj energjike ashtu si para shtatzënisë, sepse, për asnjë moment nuk e kanë lënë stërvitjen. Trajnerja e tyre dhe e shumë personazheve të tjerë të njohur, në fakt, ka zbuluar ku qëndron sekreti i një shtatzënie të lehtë.

Erin Oprea është një trajnere e personazheve të njohur që ka punuar me yje të muzikës country si: Carrie Underwood, Maren Morris, Kelsea Ballerini dhe Jana Kramer dhe shumë të tjerëve. Duke folur për nënat e reja që janë në pritje të një bebi, Erin tha se ky moment i jetës është shumë i rëndësishëm: “Është shumë e rëndësishme të qëndrosh aktive gjatë gjithë ditës.

Jana vazhdon të ushtrohet, ka akoma shumë muskuj, ne ushtrohemi shumë bashkë për orë të tëra. Akoma vazhdojmë të bëjmë ushtrime për të pasur nën kontroll peshën, natyrisht me disa modifikime. Gjithashtu, punojmë edhe me muskujt e këmbës dhe bëjmë ushtrime për shtyllën kurrizore.”

Carrie është e njohur gjithashtu për këmbët e saj të bukura. Erin thotë se ju nuk duhet të fiksoheni pas shtimit në peshë gjatë shtatzënisë, sepse kjo është e pashmangshme dhe e natyrshme. Shtatzënia nuk mund të kuptohet ndryshe, aq më tepër që shtimi në peshë është i rëndësishëm edhe për rritjen e bebes në mënyrë të shëndetshme: “Shtatzënia është periudha gjatë së cilës ke vërtet nevojë për t’u ushqyer shëndetshëm.”

Pasi të keni mësuar se një foshnjë po vjen në jetë dhe pasi të keni vizituar mjekun, atëherë mund të bëheni pjesë e këtyre ushtrimeve virtuale fare të thjeshta, të cilat ju ndihmojnë gjatë periudhës së pritjes. Këshilla e saj, mbi të gjitha, është ushqyerja e shëndetshme  dhe e pastër.

Nëse kontrolloni vazhdimisht dietën me mjekun tuaj dhe vazhdoni të stërviteni edhe kur jeni shtatzënë, është e sigurt se e gjithë kjo periudhë do të kalojë qetësisht. Nëse të gjitha nënat në pritje tregojnë kujdes me ushqimin, por pa lënë mënjanë as aktivitetin fizik, muajt e pritjes do të jenë më të lehtë.

Këshilla e vazhdueshme e Erin është që gjatë shtatzënisë mos u fiksoni për të rënë nga pesha: “Nuk është koha për të rënë në peshë. Është koha për t’u ushqyer shëndetshëm. Këto dy gjëra bëjnë shumë ndryshim. Plus, mos harroni edhe ushtrimet me krahët…

Share With:
Translate »
722 Views