Nëse fëmija juaj nuk i ka qejf perimet, ndiqni metodën e Zayn Malik

Zayn Malik ka ka zbuluar detajet e thjeshta dhe të vogla për jetën e tij në një intervistë të re për “Hot Ones” me Sean Evans. Përveçse zbuloi se po punon me një album të ri, i cili është frymëzuar veçanërisht nga jetesa e tij, Malik tregoi pak edhe për eksperiencën si baba.

Ai tregoi se po e perfeksionon aq shumë recetën e pastave bolonjeze, saqë ka nisur të fshehë perime për të bijën në të.

Nëse fëmija juaj nuk i ka qejf perimet, ndiqni metodën e Zayn

“Po bëhem shumë i aftë në fshehjen e perimeve, sepse ajo nuk i ha fare. Por kam mësuar ta perfeksionoj recetën që ta shijojë shumë si pjatë”, rrefeu Zayn.

Këngëtari flet shumë pak për të bijën dhe tregohet përherë i kujdesshëm. Ai ka pranuar se po përpiqet të bëhet një shembull i mirë për të pavarësisht të gjithave.

Zayn është babai i Khai nga marrëdhënia me Gigi Hadid, me të cilën u nda në mënyrën problematike, por tashmë i bën bashkë kujdestaria për vajzën.

Pra, mësimi? Me stil, fsheh perimet në recetë, që i vogli të mos ua ndiejë shijen.

Nëse fëmija juaj nuk i ka qejf perimet, ndiqni metodën e Zayn

Share With:
Translate »
46 Views