Nëse London do të ishte vajzë, ja çfarë emri do të kishte zgjedhur mami Sara për të
Të qenit nënë e re e ka bërë Sara Hoxhën të mësojë para bashkëmoshatareve të saj shumë sekrete për mëmësinë, të kuptojë para tyre ç’do të thotë të jesh gjithë natën pa gjumë, por edhe të përballet e re me energjinë e jashtëzakonshme që kërkon prej teje një fëmijë. Por është e lumtur, sepse jeta është treguar bujare me të, ka pranë vetes njerëz që e duan dhe që e mbushin me shumë dashuri.
Megjithatë, të jesh nënë është një “profesion” i vështirë, sepse kërkon të jesh e përkushtuar gjatë gjithë kohës. Dhe London, si djalë i dy prindërve energjikë, natyrisht s’mund të ishte më pak i tillë.
Në një bisedë me fansat mbrëmjen e sotme, në aplikacionin “Ask me a question” në Instagram, Sara ka zbuluar disa sekrete për të cilat më parë nuk kishte folur. E pyetur nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth dhe stres, ajo tha se me to përballet çdo ditë, por mundohet ta menaxhojë edhe sepse është e fokusuar te fëmija.
Më tej, Sara flet edhe për të mirat dhe të këqijat e të qenit nënë në moshë të re. Energjia e moshës së re është ajo për të cilën Sara do të votonte, por koha që të merr fëmija është e madhe, kështu që nuk mbetet shumë për të bërë të tjera gjëra.
Por, megjithatë, Sara është e lumtur: “Askush nuk është i lumtur gjatë gjithë kohës, megjithatë unë jam e bekuar dhe e rrethuar me dashuri”, – shkruan ajo në përgjigjen e lumturisë.
Dhe e dini cila është gjëja më interesate? Që Sara, para se të mësonte që ishte djalë, jo vetëm që ëndërronte të lindte vazjë, por i kishte gjetur edhe emrin asaj. Kështu, pyetjes se ç’emër do t’I vendoste vajzës, nëse do të kishte një të tillë, ajo iu përgjigj: “Para se të mësoja që ishte djalë, mendoja emrin Vivienne”
London po rritet. Ku i dihet… Ndoshta mund të bëhet së shpejti vëllai i madh në familjen Liço.