Sara Hoxha zbulon sekretet e jetës si nënë, problemeve me ankthin ua ka gjetur zgjidhjen
Sara Hoxha nuk është nga ata personazhe që jetën private e ndan me publikun. Shumë pak sekuenca nga përditshëmria zgjedh që t’i ndaj me ata që e ndjekin madje nguron të dalë në ekran përveçse kur është e ftuar në evente të ndryshme.
Por ajo ka gjithsesi vëmendjen e të gjithëve. Ditën e sotme trashgimtarja e ‘Top Media’ i është përgjigjur pyetjeve të fansave që e ndjekin, nëpërmjet ‘Instagramit’.
Fillimisht ka sqaruar se është e motra, Lori e cila ‘e detyroi’ të nisë këtë gjë dhe më tej është treguar e gatshme të përgjigjet për ata që duan të dinë më shumë rreth saj. Njëra prej pyetjeve lidhej me parfumet. Dikush e ka pyetur çfarë esence përdor dhe përgjigja e saj ka surprizuar. “Nuk përdor parfum pasi kanë kimikate. Tim biri dhe mua nuk na bëjnë mirë”,-ka zbuluar ajo.
Sara ka treguar se siguria dhe shëndeti i të birit është gjëja më e rëndësishme për të, por jo vetëm.
Kur e pyesin për ankthin, nëse e përjeton dhe si ja del ta kalojë ajo tregon se London është çelësi. “Përballem me ankthin çdo ditë. Disa herë është më mirë, disa herë më keq. Të pasurit një fëmijë të ndihmon ta kalosh, pasi përqëndrohesh te ai”,-ka treguar Sara.