‘New York-u s’është dukur më bukur sa sot’! Fotoja e vogëlushit nga Kosova shfaqet në ekranin e ‘Times Square’

Vogëlushi që shihni në ekranin gjigant të Times Square quhet Beni Godeni. Vogëlushi është më Sindromën Down dhe aryseja pse ndodhet në ekranin e Times Square  është se fotoja e tij u përzgjodh në mesin e 100 fotove më të mira. Shoqata Ndërkombëtare e Sindromës Down organizoi konkursin dhe ish edukatorja e Benit, Fjolla Rraci e cila jeton tashmë prej vitesh në Amerikë dërgoi foton e vogëlushit dhe u përzgjodh si fotoja më e mirë. Prindërit e tij nuk ishin në dijeni, por kur panë djalin e tyre në ekran u emocionuan shumë.

Para se të shkonin në Amerikë, familja e Benit nisi procedurat për të marrë vizën amerikane dhe ëndrra e tyre u bë realitet. Bashkë me të birin, prindërin përjetuan momentin emocionues kur panë se fytyra e djalit të tyre u shfaq në ekranin e madh të Times Square në New York.  Fotot janë publikuar nga Fjolla në Facebook-un e saj ku shkruan:

O Ben Godeni, New York-u kurre s’eshte duk’ ma bukur se sot! T’du fort o Ben, fort !

Share With:
Translate »
515 Views