Nga birësimi tek divorci. Parashikimet për 5-vjeçarin e ardhshëm të Harry-t dhe Meghan-it

Harry dhe Meghan kanë 4 herë më shumë probabilitet të divorcohen brenda 2025-ës sesa të rikthehen në Londër e të ribashkohen me familjen mbretërore, sipas parashikimeve të nxjerra nga sondazhet e mediave të huaja. Nisur kjo nga postimi i tyre ku tregonin se do jetonin mes Kanadasë dhe Londrës.


Pas mbledhjes që familja bëri dhe vendimit për t`i lënë të lirë të ecin sipas planeve të tyre, mediat e huaja kanë nisur parashikimet për ç`do ndodhë më pas.

Sondazhet që janë hapur në formë bastesh kanë zbuluar disa alternativa të tjera interesante. Disa parashikojnë që brenda 5 vitesh çifti do jetë tërësisht i pavarur ekonomikisht. Të tjerë thonë se ka shumë mundësi të birësojnë një fëmijë, kurse përsa i përket punës që Meghan do zgjedhë të bëjë, parashikimet janë: në sektorin e modës ose diçka online.

Share With:
Translate »
544 Views