Nga eko e parë, ndarja e lajmit dhe lindja, Katy Perry ndan mesazhin special për vajzën e saj Daisy Dove Bloom
Më 12 maj, në Ditën e Nënës, Katy Perry ndau një mesazh special për vajzën e saj 3-vjeçare që ka me Orlando Bloom.
Me një seri fotografish dhe videosh në ‘Instagram’, Perry ndau me publikun çaste të shënuara nga shtatzënia me vajzën e saj Daisy, duke përfshirë fotografi të barkut, testit të shtatzënisë, ekografinë dhe çastin kur zbuloi se ishte shtatzëne me Bloom, me të cilin u fejua në vitin 2019.
‘Sot i thashë nënës sime se, e kuptova sa më donte kur u bëra vetë nënë, – shkroi Perry. – Dashuria e nënës nuk ka të krahasuar. Kurrë mos e merrni për të mirëqenë. Gëzuar Ditën e Nënës!’
Postimi i këngëtares në Ditën e Nënës erdhi pasi Bloom foli hapur për të qenët baba. Në një video të publikuar nga ‘People’, aktori foli për përvojën e tij si prind për Daisy Dove, vajzën e tij me Katy Perry dhe djalin, Flynn, me ish-gruan e tij, Miranda Kerr.