Nga kilet tek emri i bebit, Elita Rudi zbulon detajet e pathëna të shtatzënisë

Elita Rudi ju ka mundësuar ndjekësve të saj në ‘Instagram’ që t’i drejtojnë pyetje me anë të opsionit që ka aplikacioni. Sigurisht që në këtë periudhë kurioziteti është më i madh për të zbuluar detajet që lidhen me shtatzëninë dhe përjetimet e saj. Pjesa më e madhe e pyetjeve lidhen pikërisht me këtë pjesë. Një nga fansat e pyet për reagimin e parë kur mori vesh se do bëhej nënë. “Shkova dhe bleva 47 teste të tjerë nëpër farmaci të ndryshme”,-u përgjigj Elita.

Më tej moderatorja ka zbuluar se emri i bebit nuk është vendosur ende, paçka se kanë ruajtur shumë opsione.

Një nga gjërat për të cilat ka kuriozitet çdo femër është numri i kileve të fituara gjatë këtyre muajve. “Tani që jam në fund nuk guxoj as të peshohem kur shkoj për kontroll tek doktori. Biles herën e fundit më tha të mos e teproj me ushqimin”,-u shpreh më tej bukuroshja, duke lënë të kuptohet se gjërat nuk janë fort në kontroll tek pjesa e ushqimit.

Një pyetje tjetër lidhej me neverinë që ka për ushqime të caktuara dhe këtu moderatorja u përgjigj me shumë sinqeritet duke pranuar se pothuajse çdo gjë që hante më parë, tani as nuk mundet ta shohë e jo më ta shijojë.

Ndërsa ushqimet që ha më shumë janë limoni dhe akulli. Këtu, Elita nuk harron të përmendë faktin që ky detaj është i çuditshëm.

Pritjes së ëmbël për bukuroshen e ekranit po i vjen fund. Moderatorja ka bërë të ditur që shumë shpejt fëmija do vijë në jetë dhe në ditët në vazhdim do zbulohet edhe gjinia.

Share With:
Translate »
758 Views