Nga marrëdhënia me fëmijët e Shkëlzenit deri te raportet me Sali Berishën, rrëfehet Armina Mevlani

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias rozë.

Blogerja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

E pyetur si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh, Armina ka dhënë një përgjigje mjaft pozitive.

“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”, ka shkruar ajo.

Armina është pyetur gjithashtu se ‘a është e vështirë marrëdhënia me një partner, i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë’.

“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, është përgjigjur ajo.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA-të. Vendimin e DASH e bëri të ditur sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate në “Twitter”.

Në lidhje me këtë reagoi më pas edhe Armina dhe shkak për këtë u bë një mesazh i një ndjekësi.

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar dikush Arminës.

Blogerja e ka cilësuar këtë vendim si politik, por shton se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë,edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.

Share With:
Translate »
424 Views