Nga nishanet te pështyma, shenja “të fshehura” që tregon trupi kur jeni shtatzënë por ende nuk e dini

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. Këto ndryshime mund të ndodhin në mënyra të papritura.

•Mund te krijohen nishane: nishanet e lëkurës janë rritje të mishit të lëkurës që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës.

•Pështyma e tepërt, e njohur edhe si ptyalism gravidarum, shoqërohet me nauze dhe të vjella. Nuk dihet ende pse ndodh kjo.

•Herët gjatë shtatzënive, ushqimi mund të ketë shije të thartë dhe metalike, një fenomen i quajtur dysgeusia. Konsumimi i ushqimeve acidike ose shpëlarja e dhëmbëve me kripë ose sodë buke pas larjes me furçë mund të lehtësojë këtë shije të tmerrshme metalike dhe të thartë.

•Ndryshimet në dietë dhe nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë, i njohur si gingiviti i shtatzënisë. Kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve do të zhduket, por për të lehtësuar dhimbjen, praktikoni një higjienë të mirë orale me larje të butë.

Share With:
Translate »
121 Views