Nga një nxënës shkolle i qeshur tek “lundrimi” në hapësirë, jeta e Stephen Hawking në foto
Profesori i njohur Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76-vjeçare, tha një zëdhënës i familjes së tij. Teoricieni i fizikës ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Cambridge të Anglisë mëngjesin e së mërkurës.
Teoricieni më i mirë i fizikës së kohës së tij, Hawking shkroi qartë për misteret e hapësirës, kohës dhe vrimave të zeza sa që libri i tij “Një histori e shkurtër e kohës” u bë bestseller ndërkombëtar, duke e bërë atë një ndër shkencëtarët më të famshëm që nga Albert Einstein.
Edhe pse trupi i tij u sulmua nga një sëmundje neuronesh kur Haëking ishte 21 vjeç, ai habiti mjekët duke jetuar normalisht me sëmundjen fatale për më shumë se 50 vjet.