Nëna publikon foton e djalit 12 vjeç në arkivol për një arsye madhore

Një foto shokuese e djalit të vetëm 12-vjeçar në arkivol është imazhi i publikuar në “Facebook” nga Cheryl Hudson, një nënë nga Misisipi.

C_2_fotogallery_3086687_2_image

Arsyeja e publikimit të kësaj foto është për t’i treguar të gjithëve sa larg mund të shkojë ngacmimi ose ndryshe bulizmi. Djali i saj, Andrew Michael Leach, nuk i rezistoi dot talljeve të vazhdueshme të shokëve të tij në lidhje me orientimin seksual dhe bëri vetëvrasje.

C_2_fotogallery_3086687_0_image

“Ai ishte duke përballuar me një luftë të brendshme për seksualitetin e tij, ai mendonte se ishte biseksual, por informacioni u përhap në shkollë dhe u bë viktimë e sulmeve të një grupi fëmijësh”, tha ajo për gazetat lokale. “Zemra ime është e thyer, por unë do të vazhdoj të parandaloj ngacmimet”- shton nëna.

Share With:
Translate »
612 Views