Nga Orinda Huta te Ermal Mamaqi, ja si e përjetuan VIP-at nisjen e shkollës/kopshtit të fëmijëve
Dita e sotme është e mbushur me emocione për prindërit dhe fëmijët, pasi e hëna shënoi fillimin e vitit të ri shkollor.
Kështu ndodhi edhe me fëmijët e prindërve të famshëm në Shqipëri, të cilët kanë ndarë emocionet e tyre, teksa të vegjëlit fillonin shkollën ose kopshtin.
Nga Orinda Huta, e cila ka treguar që qau derisa shkoi në punë, e deri te Ermal Mamaqi, i cili nuk harroi shprehjet motivuese për të birin në këtë fillim të ri, më poshtë ju tregojmë se si e përjetuan secili prej tyre.