Pas ardhjes në jetë të djalit, Katerina Trungu rikthehet në “Shije Shtëpie”
Sezoni i ri televiziv në Televizionin Klan ka nisur dhe siç kishte premtuar, moderatorja Katerina Trungu është rikthyer për të vijuar t’ju shoqërojë në programin “Shije Shtëpie”. Si gjithnjë, programi i dashur i pasdites do të sjellë jo vetëm sugjerime recetash të shijshme nga zonja Vjollca, por edhe tematika të përditshmërisë.
Katerina Trungu: Nisim sezonin e katërt me shumë dashuri dhe me shumë kënaqësi për të qenë bashkë që nga ora 9 deri në orën 11 nga e hëna në të premte në Televizionin Klan, me tematika të ndryshme por mbi të gjitha me shijen e mirë, me recetat e zonjës Vjollca të cilat padyshim do të jenë në filozofinë tonë, me shijen e shtëpisë, me ato që ne herë pas here kemi nevojë në fakt të na vijë në mendje një recetë tjetër se çdo ditë kemi të njëjtën pyetje se çfarë do të bëjmë sot për drekë dhe kështu na vjen në ndihmë zonja Vjollca me recetat e saj.
Kujtojmë që Katerina Trungu u shkëput sezonin e shkuar pasi ishte në pritje të ëmbël të djalit të saj të dytë, Dartit i cili erdhi në jetë më 8 maj.