Nga plazhi, Rihanna nuk i kursen fotot me të birin
Rihanna dhe i dashuri A$AP Rocky treguan djalin e tyre në një fotosesion mahnitës në plazh, pasi ndanë një video për herë të parë të portretit të tij në Tik Tok.
Çifti u pa duke përqafuar djalin e tyre me një batanije të ngrohtë, ndërsa të dy ishin kombinuar të veshur në të zezë.
Rihanna mund të shihej zbathur në vijën bregdetare të mbuluar nga dielli, e veshur me një fustan të gjatë.
Sot më herët Rihanna postoi për herë të parë një video me djalin e saj, i cili shihej duke mimika dhe duke i buzëqeshur nënës së tij, e cila dëgjohet në sfond duke e regjistruar.
Rihanna është shprehur më parë se mëmësia është ndjenja më e mirë dhe ka treguar se është dashuria më e madhe që ajo ka njohur ndonjëherë.



