Nga simptomat e shtatzënisë te preferenca e gjinisë së bebit, rrëfehet Sara
Dy ish-banorët e ‘BBV3’ Sara Gjordeni dhe Bardhi krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Pak ditë më parë dyshja dha lajmin e ëmbël për publikun teksa rrëfyhen se janë në pritje të një bebushi dhe se së shpejti do të bëhen prindër
Sakaq, ditën e sotme, Sara Gjordeni ka krijuar një pyetësor në rrjetin e saj social të Instagramit teksa është pyetur dhe rrëfyer për gjëra nga më të ndryshmet, nisur që nga ‘Big-u’ deri tek shtatzënia e saj, simptomat e shtatzënisë e deri tek preferencat e gjinisë që Bardhi do për bebushin
Fillimisht ajo është shprehur se ka tension të ulët dhe marramendje, ethe dhe një uri të papërshkrueshme.
E ndërsa për preferencat e bebushit? Dihet tashmë, si shumica e prindërve që mami do djalë e babi do vajzë edhe Bardhi do një bebushe vajzë ndërsa Sara do një djalë…
Më tej Sara është pyetur se sa muajshe shtatzënë është dhe ish-banorja u përgjigj se sipas vizitave të bëra rezulton të jetë 7 dhe jo 4 muajshe siç fillimisht ka deklaruar.