Nga skena e “Miss USA 2023” Emina ju jep një mesazh vajzave të vogla shqiptare

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenc anëtare e jurisë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

Çunmulaj e përfaqësoi denjësisht statusin e saj si juri në kompeticionin e rëndësishëm të bukurisë në SHBA, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Modelja tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, plot elegancë e sharm, por thjeshtësia e karakterit është një tjetër virtyt i saj.

Në rrjet është duke qarkulluar një video që na i ka ‘rrëmbyer’ zemrat. Emina ka emocionuar me rrëfimin e saj, teksa dha edhe një mesazh shumë inkurajues për vajzat shqiptare

Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për vetem time por edhe për çdo vajzë shqiptare”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Share With:
Translate »
84 Views