Nga të gjithë fëmijët mbretërorë, vetëm Archie nuk e mban titullin ‘Prince’

Në muajin maj, Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë vogëlushin Archie, i cili është një kopje e të atit. Por le t`ju bëjmë diçka të qartë: Archie nuk është një princ. Ai nuk e mori këtë titull, si kushërinjtë e tij, pasi në 1917 Mbreti George V vendosi që titullin mbretëror do ta mbanin vetëm sunduesit (Princi Charles, Princi Edward dhe Princesha Anne), fëmijët e sunduesit më të madh, Charles-it, (Princi William dhe Princi Harry në këtë rast), si dhe fëmija i madh i fëmijës më të madh të Princit të Wales-it (Princi George). Që do të thotë se fëmijët e Princit Harry nuk e marrin titullin mbretëror.

Me të drejtë do të dëshironi të dini pse Princeshë Charlotte dhe Princi Louis e morën titullin, edhe pse s`janë fëmijët e mëdhënj të William-it. Në vitin 2013, Mbretëresha Elisabeth (e cila ka gjithë fuqinë për të ndryshuar rregullat mbretëore) vendosi se titullin do ta merrnin të gjithë fëmijët e William-it.

Meghan dhe Harry mund t`ia kishin kërkuar mbretëreshës ta bënte këtë gjë, por nuk e bënë duke qenë se dëshironin që Archie të jetonte një jetë më normale (sipas korrespondentes mbretërore, Roya Nikkhah). Por cili është titulli që mban Archie? Ai është Master, pra Master Archie! Master është një titull që përdoret për dikë që është shumë i ri për t`u quajtur Mister (zotëri).

Rikujtojmë që Archie është i shtati në listën e fronit dhe renditja për fronin është e tillë:

1.     Princi Charles

2.     Princi William

3.     Princi George

4.     Princesha Charlotte

5.     Princi Louis

6.     Princi Harry

7.     Master Archie

Share With:
Translate »
594 Views