Nga xhelozia tek fëmijët/ Çiftet e famshme shqiptare zbulojnë pse zihen
Në ekran apo në rrjete sociale i shohim si çifte perfekte, por në përditshmëri edhe çiftet e famshme shqiptare kanë zënkat e tyre. Disa zihen për shkak të xhelozisë, të tjerë për shkak të shpejtësisë në makinë e të tjerë për fëmijët. “Revistawho.com”ka bërë një përbledhje të çifteve shqiptarë që kanë zbuluar arsyet pse zihen.
Silva Gunbardhi ka treguar se ajo dhe Dafi zihen për shkak se këngëtari i jep me shumë shpejtësi makinës. Po ashtu çifti zihen pasi Silva përdor një shprehje që Dafit nuk i pëlqen aspak.
“E para, zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 km/h, me një dorë telefonin e me një dorë timonin. Është e frikshme dhe kam merak. E dyta: kur i them “dëgjo Silvën, o vëlla”. Unë e kam nga dialekti këtë, por ai e ka shumë bezdi. Nuk do që t’i them vëlla”, është shprehur Silva.
Armina ka treguar se ajo dhe Shkëlzeni zihen sepse asaj i pëlqen shumë të kërcejë ndërsa atij jo. “Do thoja vetëm në kërcim ndoshta, sepse mua më pëlqen shumë të kërcej, ndërsa atij më pak”, është shprehur blogerja.
Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj kanë treguar se zihen shpesh dhe arsyeja është mëngjesi i vonë. “E di sa zihemi ne? Pafund. Nga mëngjesi deri në darkë. Ndonjëherë na shohin ‘me dyshim’ komshinjtë. Unë e kam shumë besdi të ngrihem e para në mëngjes dhe prandaj zihemi”, është shprehur Ola.
Miriam Cani ka treguar se ajo dhe Albani zihen më së shumti për fëmijët. Pak kohë më parë një fans e pyeti këngëtaren nëse ajo dhe Albani zihen ndonjëherë pasi duken gjithnjë çift perfekt. “Natyrisht që grindemi dhe tema numër 1 cila është? Fëmijët. Pse bërë zhurmë e zgjove? Pse e puthe kaq fort? Pse e rrotullove aq shpejt? Pse e ushqeve aq shpejt? Pse, pse, pse?”, u shpreh ajo.
Andrra gjithashtu ka treguar se ajo dhe Sinani zihen dhe arsyeja është xhelozia. E pyetur se për çfarë zihet më shumë me Sinanin, përgjigja e Andrrës ishte: “Kur Sinani thotë se jam xheloze”./revistawho.com