Ngjarja tronditëse ngre në këmbë Izraelin, 16-vjeçarja përdhunohet nga më shumë se 30 burra

Një vajzë adoleshente 16-vjeçare është dhunuar nga dhjetëra burra në një hotel në Izrael – një ngjarje që Kryeministri i vendit e quajti “krim kundër njerëzimit”.

Dy të dyshuar janë arrestuar deri tani në lidhje me sulmin seksual të 16-vjeçares të intoksikuar në një vendpushim në qytetin bregdetar të Eilat. Siç shkruan “Times” e Izraelit, policia po vijon me arrestime të tjera deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është tronditëse. Nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Ky nuk është vetëm një krim kundër vajzës, por është një krim kundër vetë njerëzimit, që është i denjë për çdo denim”, – shkroi në faqen e tij në Tëitter Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai bëri thirrje që burrat të “dalin para drejtësisë”.

Sipas raportimeve, mësohet se njëri prej të arrestuarëve ka rrëfyer se burrat u rreshtuan jashtë dhomës së hotelit të vajzës, për të pritur radhën për ta përdhunuar, ndërsa personat e tjerë regjistronin ngjarjen në telefonat e tyre.

Adoleshentja kishte dalë për të mirë më miqtë e saj në Eilat javën e kaluar para se të mbaronte në hotel, ku ajo përdorte një banjo, sipas gazetës izraelite Haaretz.

Njëri prej të dyshuarëve, rreth të 30-ve, u arrestua pasi policia gjeti në telefonin e tij pamjet e përdhunimt dhe mesazhe për vajzën. Ai pretendoi se dikush tjetër kishte përdorur telefonin e tij, siç thanë autoritetet.

Viktima raportoi përdhunimin të premten e kaluar duke bërë që i gjithë vendi të tronditet. Edhe ministri i Mbrojtjes së vendit, Benny Gantz, dënoi sulmuesit e dyshuar: “Hetimi policor është në zhvillim e sipër, por është e rëndësishme që të përcjell një mesazh për ata që morën pjesë ose dëshmuan për këtë rast ose për të tjerët: E vetmja gjë që keni provuar është se çfarë përçmimi shpirtëror dhe moral jeni të aftë të bëni”,- shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, në të gjithë Izraelin kanë nisur protestat kundër dhunës së të miturës dhe daljes së përgjegjësve para drejtësisë.

Share With:
Translate »



359 Views