Ngjashmëri e pabesueshme, djali i aktores dhe babai i tij si dy pika uji
Që në muajt e parë u kuptua që djali i aktores së Portokalli-së ngjante shumë nga i ati. Ndërkohë që koha kalonte, kjo ngjashmëri bëhej më e dukshme dhe komentuesit ia vinin në dukje në çdo foto që postonte aktorja.
Megjithatë nëse Dasantini ngjan shumë me babi Eldon tani, kur Eldo ka qenë i vogël, ngjashmëria është e frikshme.
Delinda Zhupa, aktorja e Portokalli-së, e njohur për disa role vitet e fundit, që u bë e famshme me imitimin e drejtoreshës së Tatimeve, ka postuar pranë një foto të Dasantinit në krahët e të atit dhe një foto kur Eldo ka qenë fëmijë, pak a shumë në moshën e të birit.
Janë njëlloj! Vetëm që u takojnë brezave të ndryshëm, njëri fotove me ngjyra dhe tjetri atyre pa. /Revista Class