Ngrënia në vetmi mund të jetë e dëmshme për shëndetin

Të dalit për darkë me miqtë është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo gjithashtu mund të jetë e mirë për shëndetin tonë fizik, pasi që shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia në vetmi mund ta rrit rrezikun e individit për të zhvilluar sëmundje të zemrës apo diabet.

Shkencëtarët, pas hulumtimeve, kanë rënë në përfundim se meshkujt të cilët hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë më të prirë të shfaqin simptoma si shtypja e lartë e gjakut, kolesterina e lartë dhe diabeti, krahasuar me ata të cilët gjithmonë hanë pranë dikujt tjetër.

Për këtë konkludim, shkencëtarët i kanë krahasuar të dhënat shëndetësore dhe përgjigjet e anketimeve nga 7725 të rritur, pasi i kanë pyetur ata se sa shpesh hanë në vetmi.

Për meshkujt, ngrënia në vetmi ishte ndërlidhur me një rrezik prej 45 për qind për të qenë obezë dhe kishte pasur një rrezik prej 64 për qind për të pasur sindromë metabolike.

Meshkujt e pamartuar të cilët ushqehen në vetmi janë më të rrezikuarit, ku shëndeti i tyre i përgjithshëm është trefish më i rrezikuar sesa i atyre të martuar.

Ndërsa femrat të cilat hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë vetëm 29 për qind më të prira të kenë sindromë metabolike.

Share With:
Translate »
457 Views