Nick Cannon bëhet sërish baba dhe ne e kemi humbur numërimin… 9 apo 10?

Nick Cannon, i njohur jo vetëm për karrierën si aktor, këngëtar e personalitet televiziv, por edhe për “mungesën e aftësisë” për të përdorur prezervativët, është bërë baba për herë të 9-të. Por të mos harrojmë se artisti është në pritje të bebeve numër 10 dhe 11 që pritet të vijnë në jetë këtë vit.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë 41-vjeçari, teksa surprizoi fansat me një postim në Instagram, ku njoftonte se kishte mirëpritur një fëmijë me modelen LaNisha Cole.

Ai ka shpērndarë një foto të vajzës së porsalindur, bashkë me prindërit, ku ka zbuluar edhe emrin e saj: Onyx Ice Cole Cannon. Në shkrimin bashkangjitur fotos, ndër të tjera ai shkruan: “Edhe një herë sot jam i mahnitur nga qenia femërore! Zoti më ka dhënë mua dhe Lanisha Cole privilegjin të presim një engjëll këtu në tokë. Betohem se do ta mbroj, ta siguroj, ta drejtoj dhe ta dua këtë fëmijë me aftësitë e mia më të mira. Po mësoj se nuk është koha e kufizuar që kemi në këtë planet, por është sasia e kufizuar e dashurisë që është problemi. Dhe unë premtoj ta dua këtë vajzë të vogël me gjithë zemër, pavarësisht se çfarë thotë dikush… Unë kam hequr dorë nga përpjekjet për të përcaktuar veten për botën ose shoqërinë, por në vend të kësaj po bëj punën për t’u shëruar dhe rritur në qenien që Zoti më urdhëroi të jem…”

Tani për të bërë disa llogari, duke qenë se pak javë më parë u njoftua se aktori do bëhej baba për herë të 10-të, por pret që të ketë 11.

Asgjë nuk ka ndryshuar, por Nick ishte i lidhur me LaNisha-n, që sapo ka sjellë në jetë vajzën e tij, në shkurt të 2022, megjithatë ata u ndanë në fund të muajit. LaNisha, e njohur si modele dhe pjesëmarrëse për 8 sezone në “The Price Is Right”, kishte dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë që nga maji, por nuk kishte zbuluar babanë e fëmijës së saj deri të mërkurën, kur konfirmoi se babai është pikërisht Cannon.

Epo urime, tani ke një ekip futbolli!

Share With:
Translate »
137 Views