Astrologia e Princeshës Diana tregon si do ndryshojë jeta e Camilla-s

Astrologjia e Princeshës Diana, Debbie Frank, ka parashikuar se Camilla do të përballet me më shumë ndryshime deri në fillim të vitit të ardhshëm. Tashmë ajo ka treguar mbështetjen e palëkundur dhe të dashur për bashkëshortin e saj Mbretin Charles III teksa ai është ngjitur në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës.

Astrologia thotë se është e shkruar në yje që jeta e vjetër e Camilla-s është “ndërprerë” dhe ajo mund të mos jetë në “zonën e saj të rehatisë shtëpiake”. Sipas astrologes, Camilla do t’i përballojë këto sfida të reja. Camilla (me shenjë horoskopi Gaforre) është nxjerrë jashtë guaskës së saj në rolin e saj më të lartë, ashtu si Urani revolucionar ka kundërshtuar Jupiterin.

Është një tronditje e papritur, megjithatë ky kombinim planetar parashikon lartësimin dhe pasurinë dhe kthimin nga privati ​​në publik. Ajo mund të mos jetë në zonën e saj të rehatisë shtëpiake si Gaforre, megjithatë tabela astrologjike e Camilla-s zbulon qëndrueshmëri dhe forcë dhe me një shenjë ashendente Luan ajo do ta mbajë këtë fuqi me lehtësi.

P.S: Princeshë Diana ishte gjithashtu Gaforre në horoskop.

Share With:
Translate »
93 Views