Nicola Peltz zbulon arsyen pse nuk ishte në ditëlindjen e Victoria Beckham
Nicola Peltz hodhi poshtë zërat për probleme me familjen e bashkëshortit të saj duke zbuluar se arsyeja pse nuk ishte në ditëlindjen e vjehrrës ishte gjyshja e saj. Siç u kuptua nga një postim i bërë prej saj në Instagram, ku shfaqej duke përqafuar gjyshen, aktorja duhej të kalonte kohë me të, por nuk harroi të bënte edhe një urim publik për Victoria-n.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Jam shumë e mërzitur që nuk isha aty për të festuar me ty, për të të përqafuar. Shumë dashuri për ju nga unë dhe Naunni”, shkroi ajo.
Përgjigja erdhi menjëherë edhe nga vjehrra, e cila i shprehu dashurinë e saj. Ditët e fundit, kur ditëlindja e Victoria pushtoi mediat, mungesa e Peltz u komentua shumë, ndaj edhe u ngritën dyshime se diçka po ndodhte në familjen e njohur.
Urimi i hoqi dyshimet, duke pohuar edhe njëherë se familja është mirë dhe marrëdhënia e nuses dhe vjehrrës, aq shumë të diskutuara është e shëndetshme dhe e mbushur me dashuri.