Nis protesta “Unë i përkas vetes sime”, bashkohet edhe showbizz-i shqiptar

Prej orës 16:00 në sheshin “Nënë Tereza” ka nisur protesta “Unë i përkas vetes sime”, në të cilën është vënë re një sensibilizim i jashtëzakonshëm, kundra rastit që tronditi opinionin publik.
Para pak ditësh u bë publik rasti një 65-vjeçari, roje i një shkolle në Babrru, i cili ka përdhunuar për tre vite radhazi një të mitur nga mosha 12 deri në moshën 15 vjeçare.
Më pas skandali është zgjeruar kur ai e ka filmuar gjatë aktit dhe videon jua ka dhënë edhe personave të tjerë të cilët e kanë përdorur si mjet shantazhi dhe kanë abuzuar sërisht me të miturën .
Me pankarta në duar, me mesazhe të ndryshme, për të ngritur lart figurën e femrës dhe me kërkesën për dënim maksimal për abuzuesit, protestueseve femra u janë bashkangjitur edhe një numër i konsiderueshëm meshkujsh.
Në protestë po marrin pjesë edhe figura të njohura të artit dhe shoëbizit shqiptar, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Manjola Nallbani, motrat Vjollca, Armina Mevlani etj.

View this post on Instagram

Prej orës 16:00 në sheshin “Nënë Tereza” ka nisur protesta “Unë i përkas vetes sime”, në të cilën është vënë re një sensibilizim i jashtëzakonshëm, kundra rastit që tronditi opinionin publik. Para pak ditësh u bë publik rasti një 65-vjeçari, roje i një shkolle në Babrru, i cili ka përdhunuar për tre vite radhazi një të mitur nga mosha 12 deri në moshën 15 vjeçare. Më pas skandali është zgjeruar kur ai e ka filmuar gjatë aktit dhe videon jua ka dhënë edhe personave të tjerë të cilët e kanë përdorur si mjet shantazhi dhe kanë abuzuar sërisht me të miturën . Me pankarta në duar, me mesazhe të ndryshme, për të ngritur lart figurën e femrës dhe me kërkesën për dënim maksimal për abuzuesit, protestueseve femra u janë bashkangjitur edhe një numër i konsiderueshëm meshkujsh. Në protestë po marrin pjesë edhe figura të njohura të artit dhe shoëbizit shqiptar, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Manjola Nallbani, motrat Vjollca, Armina Mevlani etj.

A post shared by 𝐂 𝐈 𝐓 𝐘 ᴿᴬᴰᴵᴼ * ᵀⱽ * ᵂᴱᴮ (@cityradioalbania) on

Share With:
Translate »
781 Views