Nisin problemet e shtatzanisë, nga dje në regjim shtrati, do t’ju mungojnë postet se modeles së famshme

Gjërat duket se nuk po shkojnë vaj për Chiarën. Në ekogranë e fundit situata me bebin e saj ka qenë problematike dhe duket se javët e fundit të shtatzënisë do t`i kalojë në shtrat. Ka postuar një foto nga ato të vetat, ku i është ulur në prehër Fedezit dhe ka sqaruar gjithë fansat që postimet e saj sot e tutje nuk do jenë edhe aq entuziaste.


“Këto dy ditë kanë qenë të turbullta. Në ekon e së mërkurës, gjinekologu zbuloi se Leo nuk po rritet mjaftueshëm, kjo për shkak të plakjes së placentës që nuk po e kryen funksionin siç duhet. Jam në regjim shtrati. Duhet të anuloj të gjitha angazhimet e mia. Dy herë në javë kam vizitat te mjeku për t`u siguruar që Leonçino do jetë mirë. Në vizitën sot rezultatet ishin të mira. Ai po pushon dhe po rritet i fortë. Faleminderit që ishit me mua dhe ju kërkoj paraprakisht falje që postimet e mia nuk do jenë shumë entuziaste gjatë këtyre ditëve. Më tregoni historitë tuaja”, shkruan Chiara që siç e ka gjithmonë zakon sqaron në detaje, herë me fjalë e herë më foto.

Share With:
Translate »
872 Views