Nisin sherret brenda shtëpisë, Paloma zihet me Sheilën: Mos ma përmend më vajzën!

Një debat mes Granitit dhe Sheilës do të kthehej në një konflikt mes saj dhe Palomës.

Graniti po debatonte me Sheilën pasi kjo e fundit e kishte provokuar duke i thënë se po përgatiste fruta për Semin.
Paloma ishte ajo që zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje.Pjesë nga biseda:
Paloma: Hë se e di unë si je ti. Kështu i bën gjërat
Sheila: Mos u fut në këtë muhabet, mos fut spica
Paloma: Të kemi parë ne ty, zysha e “Bigut”
Sheila: Kunja mua mos më hidh, se në fund je ti ajo që bën viktimën duke shpifur. Hajde betohu pak tani. Je mësuar të shesësh veten për 5 followersa.

Paloma: Është hera e parë dhe e fundit që më përmend gocën, të të vijë turp.

Debati mes dy vajzave agravoi në tone të ashpra dhe ofendime të rënda ndaj njëra-tjetrës.

“Hajde betohu për kokën e ndonjërit”, – i tha Sheila Palomës duke u bazuar në faktin se gazetarja betohet gjithnjë në emër të vajzës së saj.

Këtë ironi Paloma nuk e ka pritur mirë teksa ka reaguar e revoltuar ndaj Sheilës duke e kërcënuat këtë të fundit që të mos përmendë më kurrë pjestarët e familjes së saj.
“Është hera e parë dhe e fundit që më përmend vajzën. Guxo ta përmendësh edhe njëherë dhe do ta shikosh. Merru me mua si individ, me vajzën time nuk ke punë”,- tha Paloma.
Pas këtij konflikti të rëndë, Paloma duket se nuk ka mundur më dhe është drejtuar e përlotur në dhomën e gjumit.

Share With:
Translate »
41 Views