Një baba si Patrisi
Patris Berisha që nga momenti kur ka mbajtur në dorë djalin e tij Tianin e deri më sot ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar.
E këtë po e dëshmon dita ditës. Patrisi i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, pothuajse gjithë kohën publikon imazhe të bukura së bashku me djalin e tij Tianin. Një të tillë e ka publikuar vetëm pak më parë në profilin e tij në Instastory. Derisa Tiani shihet në dhomën e tij të gjumit, Patrisi e mban me duar djalin e tij dhe shihet duke e puthur në ballë. Se sa bukur duken babë e bir, mund ta shikoni në fotografinë më poshtë.
Kujtojmë se Patrisi e Tuna u bënë prindër për herë të parë më 2 maj.