Këto janë fjalët magjike që duhet t’i përdorësh me fëmijën tënd

Ndonjëherë është më mirë të dëgjoni dhe të bashkëbisedoni më fëmijët tuaj, sesa t’iu plotësoni atyre “tekat”. Ata kanë nevojë që të ndiejnë prezencën e prindit në jetën e tyre. Çdo fjalë që ju i thoni ka rëndësi për ata. Prandaj ne ju këshillojmë që t’i thoni sa më shpesh shprehjet magjike të mëposhtme, pasi do e bëjnë fëmijën tuaj të ndihet më i fortë dhe do e bëjnë atë më të sjellshëm.

 – Nuk ka asnjë problem! Mund ta pastrojmë bashkë dhomën.
– Të dua shumë!
– Je përmirësuar më shumë sesa dje. Forca edhe më shumë!
– Më vjen shumë keq që dyshova për ty.
– Është e trishtueshme që ti e humbe lodrën tënde. Do të blejmë një tjetër.
– Kam besim tek ty!
– Me çfarë do që të luajmë sot?
– Hajde t’i mbledhim lodrat. E mban mend sa shpejt i mblodhe herën e kaluar?
– E provojmë sërish. Askush nuk ka sukses që në herën e parë!
– Jam shumë e lumtur që gatuam bashkë. Si ndihesh?
– Punë e paqme!

Share With:
Translate »
2451 Views